Shërbimi pedagogjik
Shërbimi Pedagogjik është organ në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili përbëhet nga një sektor dhe tre njësi. Punët brenda organit i udhëheq drejtori . Më 25 korrik 2008 është miratuar Ligji për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm. Me këtë ligj kompetencat për tekstet shkollore, të cilat deri atëherë rregulloheshin me Ligjin për Arsimin Fillor dhe Ligjin për Arsimin e Mesëm, i kaluan Shërbimit Pedagogjik. e gjithë procedura për miratimin dhe mëpas botimi i teksteve shkollore kaloi në kompetencë të Shërbimit Pedagogjik.
Me ligjin për tekstet shkollore të arsimit fillor dhe të mesëm, sjellet dhe regullohet procedura per tekstet shkollore falas për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm. duke vepruar ne bazë të dispozitave të Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/2008, 99/2009, 83/2010, 36/2011, 135/2011, 46/ 2012, 24/2013, 120/2013, 29/2014, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18) Shërbimi Pedagogjik publikon për herë të parë listat e teksteve që përdoren për pesë vite shkollore dhe listat e teksteve shkollore që zëvendësohen çdo vit shkollor.
Shërbimi Pedagogjik përpiqet për implementimin e standardeve të larta evropiane në përgatitjen e teksteve shkollore dhe avancimin e veprimtarisë së teksteve shkollore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Implementimi i teknologjive të avancuara dhe aplikimi i metodave të reja shkencore në përgatitjen e teksteve shkollore, kontribon në një proces më të mirë arsimor në shkollat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shërbimi Pedagogjik është një shërbim administrativ efikas dhe profesional për të siguruar tekstet e nevojshme dhe materialet shtesë për funksionimin e rregullt të shkollave.
Drejtor m-r Vangelija Veleva